Kosova

Bukoshi: Përpjekja për të kriminalizuar luftën e UÇK-së, është përpjekje për të zhbërë legjitimitetin e lirisë së Kosovës

Ish kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi ka reaguar pas njoftimit për aktakuzave ndaj disa ish drejtuesve të UÇK, ka thënë se të nxjerrësh në plan të parë papërgjegjësi të ndodhura gjatë luftës dhe pasluftës, duke inkriminuar gjithë zinxhirin komandues të rezistencës shqiptare, do të thotë të humbësh sensin e drejtësisë për atë që ka ndodhur në Kosovë.

Deklarata e plotë:

“Përpjekja për të kriminalizuar luftën, si një nga instrumentat kryesorë të lirisë së Kosovës, është përpjekje për të zhbërë legjitimitetin e lirisë së Kosovës. Ta nxjerrësh në plan të parë papërgjegjësi të ndodhura gjatë luftës dhe pasluftës, duke inkriminuar gjithë zinxhirin komandues të rezistencës shqiptare, do të thotë të humbësh sensin e drejtësisë për atë që ka ndodhur në Kosovë. Në Kosovë dështoi drejtësia e importuar nga Perëndimi në emër të shtetit të së drejtës, dhe po ashtu do të dështojë drejtësia e eksportuar në perëndim, në emër të ndëshkimit të shqiptarëve. UÇK dhe udhëheqësit e saj, nuk mund të bëhen sot ushqim për politikat e ditës në Kosovë, Serbi, por dhe në Perëndim. Kush mendon se duke përdorur Gjykatën Speciale, mund të diktojë politikën në Kosovë, dëmton edhe drejtësinë edhe politikën. Kosova është mësuar t’ia dalë sa herë drejtësia ka qenë mjet politik kundër shqiptarëve,” citojnë mediat të ketë deklaruar Bukoshi.

Bujar Bukoshi ka qenë kryeministri i parë i Kosovës që udhëhoqi institucionet paralele të shtetit të Kosovës, themeluar nga Ibrahim Rugova, deri në çlirimin e saj. Më pas ai ka qenë deputetë zëvendëskryeministër dhe ministër në qeveritë e pasluftës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.