Kombëtare

Bujqit e Mamushës thonë se si pasojë e masave ndaj koronavirusit nuk po mund t’i shesin të mbjellat

Bujku Salejdin Mazreku nga Mamusha ka rreth 1 mijë e 400 fidanë të perimeve të mbjella.

Por shkaku i prekjes së vendit nga pandemia e koronavirusit dhe vendimit të Qeverisë për mbylljen e tregjeve, Mazrekut i kanë mbetur fidanët pa i shitur, raporton KOHA.

Thotë se kjo i ka shkaktuar atij dëme të mëdha financiare.

Shumica e banorëve të kësaj komune, thonë se burim kryesor financiar e kanë bujqësinë dhe kjo gjendje u ka krijuar shumë vështirësi.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u ndihmojnë në lidhje me shitjen e produkteve që ata kultivojnë.

Përmes telefonit, kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka thënë për KOHËN se ai do të takohet me bujqit gjatë ditëve në vazhdim për të gjetur një zgjidhje.

Krasniç, po ashtu, ka thënë se do të kërkojnë ndihmë edhe nga Qeveria.

KOHA ka dërguar pyetje edhe për Ministrinë e Bujqësisë, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483