Hi Tech

Bugatti Veyron me tingullin më të fuqishëm

Nëse mendoni se Bugatti Veyron i zakonshëm ka një tingull të fuqishëm, prisnin sa të dëgjoni se si tingëllon kjo makinë e modifikuar

Kur u lansua në vitin 2005, Bugatti Veyron me 987 kuaj fuqi, nivelin e hiper-makinave e ngriti shumë më lartë, ndërsa gjatë ditëve të sotme, një hiper-makinë në të shumtën e rasteve janë mbi 1,000 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.

Megjithëse është shumë i shpejtë dhe ofron rehati maksimale, modeli Veyron ka edhe tingull mbresëlënës, shumë të thellë dhe të egër.

Sikur kjo të mos mjaftonte, punëtoria Houston Crosta ka bërë që ky Veyron të jetë Bugatti me tingullin më të fuqishëm ndonjëherë, pasi i është realizuar një modifikim.

Hiper-makinës i është larguar sistemi i gypave për nxjerrjen e gazrave dhe është zëvendësuar me një tjetër të punuar në tërësi nga titaniumi.

Derisa sistemi i vjetër peshonte 20 kilogramë, i riu nuk ka pashë më të madhe se katër kilogram, vetëm se i është larguar rezonatori i vjetër, por i është lënë katalizatori i vjetër që të jetë legal për rrugë.

Të gjitha këto, kanë bërë që tingulli që lëshon ky Bugatti Veyron të jetë shumë më i fuqishëm dhe më i mirë.