Kosova

Bugajski: Vetëm nëse Serbia njeh pavarësinë e Kosovës normalizohen marrëdhëniet

Kosova ka rritur në një udhëkryq të rëndësishëm pas fitores së papritur të partisë udhëheqëse opozitare në zgjedhjet e 6 tetorit, e cila ka premtuar se do të zbatojë reformë të thellë të institucioneve dhe se do të përshpejtojë procesin në drejtim të eurointegrimeve, thuhet në tekstin e Qendrës për Analizë të Politikës Europiane (CEPA) në Uashington.

Autori i studimit, Janusz Bugajski, emërimin e të deleguarit të ri amerikan për ripërtëritjen e dialogut midis Serbisë e Kosovës e konsideron si nxitje të re për zgjidhjen përfundimtare të njërit nga problemet më kontestues rajonal, përcjell Koha.net.

Sipas tij krijimi i shpejtë i qeverisë së koalicionit qeveritar në mes të Vetëvendosjes dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të dërgonte sinjal të fuqishëm të unitetit.

Bugajski ka shkruar se emërimi i ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, në cilësinë e emisarit special për dialog, flet për faktin se Shtëpia e Bardhë është e vendosur të normalizojë marrëdhëniet midis Serbisë e Kosovës, aq më parë që tashmë është emëruar edhe ndihmës sekretari i Shtetit, Mathew Palmer i deleguar special për Ballkanin Perëndimor.

Sipas autorit, kontesti rreth normalizimit të marrëdhënieve mund të zgjidhet plotësisht vetëm nëse Serbia e pranon Pavarësinë e Kosovës.

Prishtina do të detyrohet të bashkëpunojë ngushtë me Grenellin dhe Palmerin, duke demonstruar gatishmëri për arritjen e kompromisit rreth çështjeve të caktuara, siç është heqja e taksës ndaj mallrave serbe, thuhet në tekstin e Bugajskit.

“Nga ana tjetër, ajo duhet të shmang çfarëdo koncesionesh të njëanshme. Të deleguarit amerikanë ndoshta do të jenë të hapur për shkëmbim territoresh, ose për idenë që në shkëmbim të komunave veriore me shumicë serbe Beogradi të pranojë Kosovën. Por, me siguria ata do të ndeshnin në pengesa të mëdha politike sepse qeveria e re në Prishtinë do të mund të humbte një pjesë të mbështetjes së opinionit nëse do t’ia lëshonte Beogradit një pjesë të territorit”

ashtu është pak e besueshme se Qeveria e Serbisë do të jepet çfarëdo pjese të territorit të Luginës së Preshevës, sidomos në rrethana kur po afrojnë zgjedhjet në pranverëbn e vitit 2020, shton autori.

Autori thotë se edhe Moska po ashtu do të kalkulojë se si mund të neutralizojë ose të pengojë çdo iniciativë të re amerikane, nëse qëllimi i saj do të jetë anëtarësimi i saj në OKB dhe njohja e saj nga ana e Serbisë, përcjell Koha.net.

Sipas mendimit të autorit, Kremlini do të mund të emëronte të deleguarin e vet për Ballkan ose të kërkojë të ketë të drejtë të njëjtë vote në dialogun e pritshëm midis dy palëve.

Autori thekson se duhet të rikujtohet se të vetmet marrëveshje të suksesshme të implementuara në rajon kanë qenë ato në të cilat Moska nuk ka pasur rol, përfshirë e Dejtonin nga vitit 1995, Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001, si dhe atë të Prespës në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 2018.

“Çfarëdo marrëveshje e qëndrueshme në mes të Beogradit e Prishtinës duhet të ndodhë pa përzierjen e Moskës”, ka thënë ndër të tjera Bugajski.