SPORT

Buffon tregon emrin e rivalit kryesor të Juventusit për titull

Gianluigi Buffon është i lumtur dhe krenar që e ka thyer rekordin e Paolo Maldinit për paraqitje, derisa tha se Juventusi po përgatitet që të luftojë me Interin në garën për titull.

Portieri italian luajti titullar në fitoren e së shtunës 2:0 ndaj Spalit, që ishte paraqitje e tij e 903-të në nivelin e klubeve, më shumë se çdo italian tjetër dhe duke e tejkaluar legjendën e Milanit, Maldini, që kishte pasur 902.

“Është padyshim e kënaqshme. Unë jam i lumtur dhe krenar që e kam arritur këtë rekord, por edhe më shumë për shkak se e bëra në moshën gati 42-vjeçare dhe befasisht në gjendje të mirë”, deklaroi Buffon, i cili foli edhe për garën për titull.

Ndërkohë, Interi dhe Juventusi do të përballen mes vete në javën e ardhshme.

“Sigurisht është një betejë për titull. Ne jemi duke garuar për titull, kjo vlen edhe pa e thënë, por meqë është e drejtë, Interi gjithashtu synon ta fitojë titullin”, ka thënë ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.