SPORT

Buffon shijon paraqitjen e parë në rolin e ri

Ishte saktësisht ajo lloj performance që Gianluigi Buffon e kishte në mendje kur vendosi të kthehej te Juventusi në një rol të pazakontë për të, si rezervist.

Portieri 41-vjeçar tregoi reflekset e tij në fitoren 2:1 të shtunën ndaj Veronës, në aktivizimin e tij të parë këtë stinor, shkruan sot Koha Ditore.

Pas një viti te Paris Saint-Germainit, Buffonit iu ofrua numri një nga portieri polak Wojciech Szczesny, i cili është titullar në portë te Juve, por ai zgjodhi të merrte fanellën me numër 77.

Po ashtu, ai refuzoi të rimerrte shiritin e kapitenit të cilin e kishte mbajtur gjatë 17 stinorëve të tij të parë në klub.

“Të flasim për rivalitet me Szczesnyn nuk është e përshtatshme. Ka qenë një situatë e qartë nga fillimi dhe e kam pranuar këtë. Jam duke u përshtatur me këtë rol të ri, të reduktuar. Por ka mundësi nga të cilat mund të përfitojë”, ka thënë Buffon pas ndeshjes të së shtunës.