EKONOMI

BSPK -ja, Qeverisë: Këto janë kërkesat tona të protestës

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, ka theksuar se me një maj do të ketë protestë, dhe jo festë si ka ndodhur zakonisht.

Ai në emisionin “Përballje” ka thënë se qeveria aktuale nuk i ka plotësuar kërkesat e shtruara nga BSPK-ja.

Sipas tij, protesta do të fillojë në ora 11 në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa do të përfundojë në ora 12:00, pranë Teatrit Kombëtar.

“Kërkesat kryesore të protestës janë zbatimi i ligjeve dhe kontratës kolektive, siguria dhe shëndeti në punë, të njihet përvoja e punës për vitet 1990 – 1999 dhe sigurimi shëndetësor”, ka shtuar Ajdini.