Kosova

BE e ShBA nuk pajtohen në disa pika të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Kanë dërguar përfaqësues të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi, ashtu edhe si ShBA.

Megjithatë, Tomáš Szunyog, shef i zyrës së BE në Kosovë thotë se Brukseli ka mendime të ndryshme nga amerikanët për disa marrëveshje që u arritën në këtë proces.

”Nuk mund të fsheh se janë disa çështje për të cilat ne dallojmë, shembull hapja e Ambasadës në Jerusalem është një prej heshtjeve që ne dallojmë nga SHBA. Nuk është politikë e BE-së kjo. Ne besojmë se hapja e Ambasadës ne Jerusalem nuk është në përputhje me zotimet ndërkombëtare dhe me rezolutën e OKB dhe nuk përputhet me te drejtën ndërkombëtare”, thotë ai, njofton Klan Kosova.

Szunyog, si mysafir në Info Magazinë të Klan Kosovës  e lavdëroi shumë punën e të dërguarit të tyre për dialogun Kosovë-Serbi, mirëpo deklarimin e Miroslav Lajcak se duhet bërë ndryshime kushtetuese e quajti keqkuptim.