Kombëtare

Brukseli alokon grantin 100 mln € për rindërtimin, Soreca: Premtimi mbahet, jemi me Shqipërinë

Brukseli ka rishikuar buxhetin e vitit 2020 me qëllim mbështetjen për vendet që kanë nevojë urgjente, teksa këtu përfshihet edhe granti 100 mln euro që iu premtua Shqipërisë në konferencën e donatorëve në 17 shkurt për rindërtimin pas tërmetit tragjik.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një lajm të mirë vendimin. “Një lajm i mirë që pavarësisht hallit të madh të përballimit të pasojave të kësaj lufte botërore, BE i qëndroi angazhimit” thotë Rama.

Premtimi mbahet dhe dorëzohet‘. Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca në një postim në faqen e tij zyrtare në Twitter njofton se Këshilli Europian ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 me objektiv mbështetjen për vendet që kanë nevojë urgjente.

Kjo, thotë Soreca përfshin edhe 100 mln eurot që u premtuan në Konferencën e Donatorëve në 17 shkurt për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit që humbën jetën 51 persona. “Sot Këshilli i Europës ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 për të ofruar mbështetje shtesë urgjentisht aty ky është e nevojshme.

Kjo përfshin edhe 100 mln eurot e premtuara nga Komisioni Europian në shkurt për të mbështetur rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri. Premtimi mbahet dhe dorëzohet! Bashkimi Europian qëndron pranë Shqipërisë” tha ai. Pak kohë më parë BE-ja dorëzoi pjesën e parë të ndihmës për tërmetin prej 15 mln euro. Ndihma e KE në total për Shqipërinë ishte 115 mln euro. 

1 miliardë e 152 milionë euro iu ofrua Shqipërisë për rindërtimin e banesave. Nga kjo vlerë e vënë në dispozicion si për ndërtimin ashtu edhe për riparimin e dëmeve, rreth 295.7 milionë euro janë ndihma pra grante, 853 milionë është kredi dhe 3.4 milionë euro janë ndihma për mallra.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.