Kosova

Brovina ka vendosur ta lartësojë partinë e Veselit, PDK ka depërtuar pavarësia e Kosovës

Deputetja e PDK’së, Flora Brovina ka vendosur ta lartësojë partinë e Kadri Veselit. Ka thënë se nga PDK ka depërtuar pavarësia e Kosovës.

“Kjo tregon një papjekuri  në përgjithësi  sepse  çdo gjë që është arrit është arrit  pikërisht nga PDK-ja, e nga e cila ka depërtuar  edhe pavarësia edhe  shumë ndryshime që kanë ndodhur”, ka thënë Brovina për insajderin, qe transmeton Kosova.Info.

Flora Brovina kishte bërë edhe një zbulim skandaloz kur publikoi një foto të rrejshme për dhunimet serbe në Kosovë.

Deputetja e PDK’së kishte prezantuar një fotografi të filmave pornografik dhe kishte thënë se e njëjta është e kohës së luftës. Kishte shkuar edhe më tej duke thënë se ka folur me familjarët e gruas që shihet teksa dhunohet nga disa ushtarë.

Më vonë, Brovina kërkoi falje por nuk dha dorëheqje. Në mbrojtje i dolën udhëheqësit e PDK’së përfshirë edhe Kadri Veselin.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483