SPORT

Broja lojtari i 750-të që ka luajtur me skuadrën e parë të Chelseat

Sulmuesi shqiptar Armando Broja është futur në histori të Chelseat fundjavën e kaluar kur debutoi kundër Evertonit në Premier League.

Broja 18-vjeçar u aktivizua nga fundi i ndeshjes në vend të Olivier Giroudit në fitoren 4:0 të Chelseat. Ai është bërë lojtari i 750-të që ka luajtur me skuadrën e parë të Chelseat.

“Sulmuesi i Akademisë sonë dhe reprezentuesi i të rinjve të Shqipërisë, Armando Broja ishte grumbulluar për herë të parë nga Frank Lampard kundër Evertonit dhe ai u aktivizua në vend të Olivier Giroudit prë të luajtur katër minutat e fundit në fitoren 4:0”, është shkruar në faqen zyrtare të Chelseat. Ndërsa emri i Brojë është përmendur me disa emra të mëdhenj të Chelseat. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483