Kosova

Brnabiq pa përgjigje ndaj Platformës së Kosovës për negociatat me Serbinë

 Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq deklaroi sot se ende nuk është koha për një qëndrim dhe përgjigje të Serbisë ndaj Platformës së Prishtinës për negociata me Beogradin, transmeton Koha.net raportimin e FoNet-it.

Bernabiq u tha gazetarëve në Beograd se duhet të dëgjohet qëndrimi i aktorëve ndërkombëtarë, para së gjithash i Brukselit që është garantues i Marrëveshjes së Brukselit dhe mbikëqyrës i dialogut.

Sipas saj, Brukseli ende nuk është shprehur në lidhje me situatën e krijuar, ndërsa ka shtuar se kjo nuk është korrekte dhe se pret reagimin e BE-së.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.