EKONOMI

Mbyllja e gastronomisë, deklarohet kryetari i Odës Ekonomike

Gastronomia do të ketë mbyllje totale për 12 ditë duke filluar nga e marta.

Ky vendim është marrë në takimin që patën përfaqësues të gastronomisë dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin e Ekonomisë, Hekuran Murati.

Rukiqi shkruan në një postim në Facenook se vendimi për mbyllje u morr përkundër kundërshtimeve që patën.

“Nga takimi me Ministrat Vitia, Hajdari dhe Murati. Pavarësisht kundërshtimit tone, për çfarëdo lloj mase kufizuese, masa te reja kufizuese do te ketë. Masat do te jene te kufizuara ne kohe: 12 ditë. Krahas vendimit për masa te reja kufizuese, do të miratohet vendimi për përkrahje financiare te bizneseve qe preken nga masat e reja (qiraja + pagat e punëtoreve)”, shkruan ai në Facebook.