Bota

Britania në prag të kapitullit historik

Mbretëria e Bashkuar është në prag të një kapitulli të ri në historinë e saj, ka thënë Boris Johnson, pasi premtoi se do t’i japë fund Brexit-it brenda disa javësh.

Kryeministri britanik ka shtuar se shpreson që vendi të vazhdojë progresin, pasi të largohet nga BE-ja, më 31 janar, transmeton KTV.

Ai u zotua të qeverisë për të gjithë, jo vetëm për ata që e mbështetën atë në zgjedhje.

Shtimi i burimeve për sistemin shëndetësor, përmirësimi i infrastrukturës në Mbretërinë e Bashkuar, trajtimi i krimit të dhunshëm dhe mbrojtja e mjedisit, janë në mesin e shumë prioriteteve tjera kryesore të qeverisë së tij për vitin e ardhshëm.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//nessainy.net/4/3473483