Bota

Britania e shpall “incident madhor” fluksin e emigrantëve në La Mansh

Numri gjithnjë e në rritje i emigrantëve që po përpiqen të kalojnë kanalin anglez, apo përmes ngushticës së La Manshit me varka të papërshtatshme për lundrim, ka bërë që Sekretarja e Brendshme britanike ta shpallë këtë situatë “një incident madhor”.

Sajid Javid ka kërkuar një telefonatë urgjente me homologun e tij francez, për të diskutuar mbi situatën. Ministria e Brendshme tha se ekzistonte “shqetësimi se, është thjesht çështje kohe përpara se njerëzit të humbasin jetët e tyre”.

Zhvillimi i fundit vjen pasi të paktën 221 emigrantë janë përpjekur të kalojnë drejt Anglisë që prej fillimit të nëntorit. Së fundi, 12 persona u burgosën teksa u kapën pranë brigjeve të Doverit në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Zyrtarë nga të dyja shtetet kanë paralajmëruar për rrezikun e kalimit të atij që konsiderohet si një prej linjave detare më të ngarkuara të botës, përmes varkave apo gomoneve të vogla.

Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Brendshme britanike thuhet se Javid “ka marrë kontrollin për t’iu përgjigjur” situatës. Javid thuhet gjithashtu të jetë emëruar si “komandanti i artë”, një referencë që nënkupton se ai ka përgjegjësinë finale për menaxhimin dhe rezultatet që do të ketë ky “incident”, e sigurisht edhe për përcaktimin e strategjisë sesi do të përballet me të.

Ai pritet të marrë informacione të përditësuara nga Ministria e Brendshme, e sigurisht ka folur edhe me zyrtarë të Forcave Kufitare, me Agjencinë për Emigracionin dhe me Agjencinë Kombëtare të Krimit përmes një videokonference.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort