Bota

Britani: Konfirmohen 181 viktima dhe 2921 të infektuar në 24 orë

Numri i vdekjeve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, sot u rrit me një të tretën në 759 viktima, pasi zyrtarët njoftuan 181 viktima të tjera në ngritjen më të madhe ditore.  

Shefat e shëndetësisë konfirmuan gjithashtu se pothuajse 15,000 britanikë tani kanë kapur virusin, me 2,921 raste të reja të virusit vdekjeprurës të regjistruar në vetëm 24 orë, raporton Dailymail.

Kërcimi prej 25 përqind në një ditë të vetme shënon një rekord tjetër të lartë.  

Ai vjen pasi numri i vdekjeve të Britanisë u rrit dje me 113, në atë që ishte zyrtarisht dita më e errët e Mbretërisë së Bashkuar, pa marë parasysh ditën e sotme.  

Skocia këtë pasdite konfirmoi tetë vdekje të tjera, Uellsi gjashtë dhe Irlanda Veriore tre – pjesa tjetër ndodhi në Angli.  

Ndërkohë gjatë ditës së sotme virusi arriti në zemër të pushtetit ndërsa Boris Johnson dhe Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock në mënyrë dramatike njoftuan se kishin testuar pozitivisht për COVID-19.  

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.