INTERVISTA

Brestovci: Tashmë Diaspora ka njeriun e duhur që i përfaqëson

Intervistë  me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Bekim Brestovci.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Bekim Brestovci,  edhe gjatë mandatit të tij dy vjeçar që kishte a si drejtor ekzekutiv i Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane ka bërë të pamundurën çoftë përmes kontakteve të drejtpërdrejta, çoftë përmes forumeve ekonomike dhe takimeve B2B ne mes afaristeve nga Diaspora dhe atyre vendor të krijoj ura lidhëse bashkëpunimi, të cilat kanë dhënë edhe rezultatet e tyre, por tani nga pozita si zv.Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës krijimi i këtyre urave lidhëse do jetë me i lehtë dhe më shumë dimenzional.

Në këtë intervistë dhënë për portalin “Botaelajmeve”, Brestovci ka theksuar se ka nisur iniciativën për  Këshill koordinues të Diasporës, ku sipas tij duhet të ketë së paku nga një  përfaqësues nga te gjitha shtetet ku Diaspora jonë është numerikisht më e theksuar.

Brestovci në këtë intervistë ka theksuar se është nevojshme për Kosovën që të ketë edhe atashe ekonomikë.

“Botaelajmeve”: Z. Brestovci, tashmë jeni ura do krijoni ura  lidhëse në mes Kosovës dhe mërgatës tonë. Sa do të keni më lehtë tashmë si  zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës?

Brestovci: Unë edhe gjatë mandatit tim dy vjeçar që kisha si drejtor ekzekutiv i Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane jam mundu çoftë përmes kontakteve të drejtpërdrejta, çoftë përmes forumeve ekonomike dhe takimeve B2B ne mes afaristeve nga Diaspora dhe atyre vendor të krijoj ura lidhëse bashkëpunimi, të cilat kanë dhënë edhe rezultatet e tyre, por tani nga pozita ime e zv.Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës krijimi i këtyre urave lidhëse do jetë me i lehtë dhe më shumë dimenzional.

“Botaelajmeve”: Cilat detyra ja keni vu vetës tashmë si zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Brestovci: Inicimi i krijimit të një këshilli koordinues të Diasporës. Inicimi për krijimin e fondeve investive nga Diaspora, Njohja e statusit të Diasporës dhe pajisja e pjesëtarëve nga Diaspora të cilët nuk e kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës me kartelën e Diasporës, iniciativa për nxitjen e investimeve nga Diaspora përmes krijimit të zonave ekonomike për bizneset nga Diaspora si dhe nxitja e exportit të prodhimeve vendore drejt tregut evropian duke kërkua nga Diaspora që të bëhen konsumator te prodhimeve nga RKS, janë vetëm disa nga objektivat e mija qe i kam vu vetes tani në funksionin që kam.

“Botaelajmeve”: Ju jeni edhe biznesmen dhe sipërmarrës i disa firmave në Gjermani. Sa mendoni se do ti ndihmoni bizneseve të ndryshme nga mërgata që të investojnë në vendin e tyre?

Brestovci: Mendoj që vet fakti që kam jetuar për 25 vite në Gjermani dhe jam pronar i disa bizneseve atje, pastaj fakti që kam lidhje te mira me afarist nga shumë shtete të botës është një favor i madh për t’i mobilizua afaristet nga diaspora për te investua në Kosovë e në anën tjetër besoj që edhe unë nga pozicioni institucional që kam do jam në mundësi tu jap mbështetje për t’i tejkaluar të gjitha barrierat eventuale që investitorët nga Diaspora mund t’i kenë gjatë rrugëtimit të tyre drejt afarizmit ne RKS.

“Botaelajmeve”: Si erdhi ideja që të bëheni pjesë  e politikës, dhe përse zgjodhët pikërisht NISMA, si parti?

Brestovci: Unë mendoja që Diaspora duhet ta jap kontributin e vet në politikë përmes kyçjes aktive në subjektet politike në Kosovë,  për tu bërë më pastaj pjesë të strukturave udhëheqëse brenda partisë, pjese e listës zgjedhore për deputet si dhe pjesë e institucioneve ekzekutive të shtetit.

Ka edhe të atillë që kyçjen time në politikë e kanë pa me një sy kritik, por unë jam i lumtur që kontributin tim për vendin tani po e  jap edhe përmes formatit politik.

Nismen Socisaldemokrate e zgjodha në rend të parë për shkak të orientimit tim majtist, por edhe për arsyen se me ofroi bindjen që konceptin tim politik në lidhje me kyçjen e Diasporës në jetën aktive politike do e realizoj më së miri nga te gjitha subjektet tjera politike, gjë kjo tanimë e dëshmuar me rastin tim meqë në strukturat partiake mora rolin e sekretarit të dytë ekzekutiv, isha pjesë elitës për deputet dhe tani jam i emëruar zv. Ministër.

“Botaelajmeve”: Z. Brestovci  ju me një intervistë keni përmendur krijimin e një këshilli të diasporës. Çfarë përbërje do të ketë ky këshill dhe kur mendohet të finalizohet?

Brestovci: Këshilli koordinues i Diasporës duhet të ketë së paku nga një  përfaqësues nga te gjitha shtetet ku Diaspora jonë është numerikisht më e theksuar.

Dëshira ime do ishte që ky projekt të përmbyllet gjatë vitit 2020 edhe pse situata me Covid-19 po na pengon bukur shumë ne kontaktet fizike te cilat janë të domosdoshme për konkretizim te projekteve te tilla.

“Botaelajmeve”: Sa anëtarë janë në Unionin e Bizneseve Gjermano-Shqiptare dhe a jeni edhe ju si afarist pjesë e këtij Unioni?

Brestovci: Unioni i bizneseve shqiptaro/gjermane ka rreth 500 anëtar aktiv e unë edhe pse tanimë nuk kam post drejtues në Union, jam me bizneset e mija anëtar premium i UB/së

“Botaelajmeve”: Ju poashtu ne media keni përmendur krijimin e një zone ekonomike për diasporën. Na flisni pak më shumë për këtë?

Brestovci: Me qeverinë Haradinaj kishim nënshkrua një memorandum bashkëpunim për krijimin e një zone ekonomike për bizneset nga Diaspora në një hapësirë pre 40 hektarëve në magjistralen Prishtinë/ Durrës, në Komunën e Malishevës. Fatkeqësisht ky projekt u anulua nga qeveria Kurti por besoj fuqishëm që projekti do vazhdoj së shpejti me implementimin e realizimit  në tërësi.

“Botaelajmeve”: Sipas situatës së krijuar në Kosovë e poashtu në gjithë botën nga COVID – 19, sa do të ndikojë kjo në ramjen e ekonomisë e veçanërisht në Kosovë?

Brestovci: Covid 19 tanimë është një problem i cili ka goditë edhe shtetet me qëndrueshmëri  ekonomike e natyrisht qe është një goditje e madhe edhe për ekonominë në Kosovë.

Unë mendoj fuqishëm që edhe ne rimëkëmbjen ekonomike te vendit pas goditjes nga Covid 19, Diaspora do luaj një rol të rëndësishëm.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483