Kosova

Brestovci: Aktiviteti i Vetëvendosjes në Gjermani është i jashtëligjshëm

Bekim Brestovci nga Nisma Social-demokrate, ka folur në “Prime Time” të Kanal 10 rreth mbështetjes që Lëvizja Vetëvendosje ka nga bashkëatdhetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Ai ka thënë se qytetarët kosovarë që jetojnë në Gjermani, nuk do të thotë se e pëlqejnë më shumë Vetëvendosjen, por se kjo parti është aktivizuar më shumë në Evropë.

Megjithatë, Brestovci ka thënë se aktiviteti i Vetëvendosjes në Gjermani është i jashtëligjshëm, pasi që organizon tubime si parti politike dhe nuk është e regjistruar si parti në Gjermani, por si OJQ.

“Nëse regjistrohesh si parti në Gjermani, nuk ke mundësi të bësh fushatë dhe organizime jashtë Gjermanisë, por është regjistruar si OJQ…Unë po them se aktiviteti i VV-së është i jashtëligjshëm dhe nëse del ndryshe, unë jap përgjegjësi”, ka thënë Brestovci.