SHËNDETËSIA

Brenda vitit, 1,500 raste të reja me kancer në Kosovë

Me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës mbajtën të hënën një tryezë, në të cilën u diskutua për sëmundjet malinje dhe sfidat e menaxhimit të tyre në Kosovë dhe në botë.

Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, tha se trendi i rasteve të personave të prekur nga kanceri në Kosovë mbetet i njëjtë.

“Vitin e kaluar (2018) janë shënuar 1,500 raste të reja. Dominojnë rastet e kancerit të gjirit te femrat; kanceri i mushkërive dhe kanceri i zorrës së trashë më shumë te meshkujt sesa te femrat”, tha Kurtishi.

Drejtuesit e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë thanë se ka një vit që për pacientët e prekur nga kanceri, ofrohet shërbim 24-orësh.

Edhe në vitin 2017, sipas të dhënave nga Instituti Onkologjik, në Kosovë janë shënuar mbi 1,500 raste me kancer.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483