Show Biz

Brenda shtëpive dhe vilave luksoze të VIP-ave shqiptar (FOTO)

Shtëpia është një nga ambientet më intime, ku njerëzit kalojnë kohë cilësore me njerëzit më të afërt. Duket se arredimi i kësaj të fundit, ndikon në humorin tonë dhe kjo është e vërtetuar shkencërisht.

Ngjyrat, dekori, bimët e brendshme e çdo gjë tjetër përçon ndjesi të caktuara e të jetë kjo vallë arsyeja përse njerëzit e famshëm shpenzojnë kaq shumë në mobilimin e shtëpisë.

Gjatë katër viteve, shumë personazhe të njohur të ekranit e skenës shqiptare kanë hapur dyert e shtëpive e vilave ekskluzivisht për My Living, e shumë të tjerë janë treguar aq të hapur sa i kanë publikuar vetë pamjet e ambienteve të tyre private në rrjetet sociale apo kanë mirëpritur programe të tjera televizive.

Në galerinë e mësipërme do të gjeni disa prej këtyre shtëpive./living