SHËNDETËSIA

Brenda ditës së martë u lindën 24 fëmijë në Kosovë

24 foshnje kanë lindur në 24-orët e fundit në Klinikën Obstetrike Gjinekolgjike të QKUK-së. Ka pasur gjithsej 23 lindje, një nënë ka lindur binjakë.

“Nga foshnjat e porsalindura, 13 janë të gjinisë mashkullore, 11 të gjinisë femrore, 9 nga lindjet janë kryer me operacion, përderisa për herë të parë kanë lindur 6 gra”, thuhet në njoftrimin e QKUK-së.