Fotogaleri

Brenda aeroplanit luksoz të familjes mbretërore të Katarit (Foto)

Familja mbretërore e Katarit ka nxjerrë në shitje aeroplanin luksoz, brenda të cilit nuk mungon asgjë dhe ngjan më shumë me një “hotel fluturues me pesë yje”.

Boeing 747 ka 10 tualete, hapësirë të mjaftueshme për rekreacione të ndryshme dhe dhomën e gjumit presidenciale.

Brenda këtij aeroplani ajo që bie më shumë në sy është ngjyra e kaltër dhe ajo e arit, ndërsa nuk mungon as kuzhina për dhjetëra mysafirë si dhe luks i pafund.

Ky aeroplan kur është prodhuar ishte paraparë që t’i akomodoj 467 persona, por familja mbretërore e Katarit i kishte hequr shumicën prej tyre për të pasur hapësirë për gjëra tjera. Ai tani ka 76 ulëse dhe 18 tjerë për anëtarët e stafit.