SPORT

Bremeni i dëshiron fat Rashicës për ndeshjen ndaj Anglisë

Werder Bremeni i ka dëshiruar fat anëtarit të tyre Milot Rashicës për ndeshjen që Kosova e zhvillon ndaj Anglisë.

Përfaqësuesja jonë dhe ‘Tre Luanët’ do të përballen nga ora 18:00 në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Euro 2020.

“Shumë fat, Milot Rashica”, ishte mbishkrimi i skuadrës gjermane të përcjell me formacionin e Kosovës.

‘Dardanët’ kanë humbur shansin që të kualifikohen në Kampionatin Evropian përmes fazës grupeve, por kemi ende gjasa.

Kosova mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian përmes Ligës së Kombeve, derisa përballjen e parë do ta ketë me Maqedoninë e Veriut dhe nëse e kalon këtë pengesë, atëherë do ta pres fituesin e sfidës Bjellorusi – Gjeorgji. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.