SPORT

Braziliani Willian/ Nuk dua të zbres në fushë se kam frikë mos infektohem

Ashtu si shumica e kampionateve në Europë edhe Premier League është e vendosur për të rinisur sa më shpejt aktivitetin futbollistik, për të çuar deri në fund sezonin, pasi klubet duan të shmangin humbjet e mëdha ekonomike, por ka lojtarë të caktuar që kanë ende frikë të zbresin në fushën e lojës.

Një nga ata është braziliani i Chelseat, Willian, i cili deklaroi se duhen bërë mirë llogaritë, pasi ekziston rreziku që futbolli të shndërrohet në një zinxhir të përhapjes së virusit vdekjeprurës në të gjithë shoqërinë.

“Duan të rifillojmë me dyer të mbyllura, por futbolli është sport kontakti dhe ne do të kemi përplasje me futbollistë të ndryshëm, ndonjëri prej të cilëve mund të jetë i infektuar. Më pas do të shkojmë në shtëpi dhe të përqafohemi me familjarët, duke u shndërruar pa dashje në një zinxhir përhapjeje të koronavirusit. Edhe me Hudson-Odoy takoheshim e shtrëngonim duart rregullisht, por vetëm disa ditë më vonë mësuam se ishte pozitiv”, deklaroi braziliani.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.