SPORT

Braida: Jorginho dhe Donnarumma favorit për Topin e Artë, Chiesa mund ta fitojë në të ardhmen

Ndërsa Jorginho është paraqitur si konkurrent për ta fituar Topin e Artë në vitin 2021 për shkak të trofeve të tij me Italinë dhe Chelsean, Ariedo Braida beson se Federico Chiesa ‘mund të ketë ambicie për të fituar’ trofeun në të ardhmen.

Topi i Artë shpesh bazohet në atë që lojtarët kanë fituar gjatë vitit të fundit, dhe kjo mund ta vendosë Jorginhon në pozitën e favoriti, pasi ka fituar Ligën e Kampionëve me Chelsean, pastaj Euro 20202 me Italinë.

“Jorginho ka fituar më shumë se kushdo tjetër, falë Ligës së Kampionëve dhe Euro 2020, kështu që unë do t’ia jepja atij ose Gianluigi Donnarumma”, ka thënë fillimisht ish-drejtori i Barcelonës dhe Milanit, Braida për Tuttosport.

 “Duke thënë këtë, Lionel Messi është gjithmonë Messi dhe duhet të merret parasysh”.

Edhe pse Barcelona dështoi në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, Messi më në fund i dha fund thatësirës së trofeve me Argjentinën duke fituar Copa America këtë verë.

Braida sheh një talent tjetër italian që ka ndikim në debatin për Topin e Artë në të ardhmen.

 “Ai tashmë ka fituar Euro 2020 me Italinë, kështu që nëse vazhdon të përmirësohet kështu, Chiesa mund të ketë ambicie për të fituar Topin e Artë edhe në të ardhmen”, përfundoi italiani.

Chiesa shënoi dy gola në raundet nokaut të Euro 2020, ndërsa në Juventus sezonin e fundit ai kontribuoi me 14 gola dhe 10 asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat.