Botërori U-20 / Italia shkruan historisë, shkon për herë të parë në finale

Kombëtarja e Italisë U-20 arriti një fitore të madhe mbrëmjen e së enjtes ndaj Koresë së Jugut duke prekur finalen e këtij kompeticioni. Të kaltrit mposhtën në gjysmëfinale aziatikët me rezultatin 2-1. Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet që u zgjidh vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Italianët kaluan në epërsi të parët me anë të mesfushorit Cesare Casadei. Avantazhi nuk zgjati shumë pasi një penallti e akorduar në minutën 23-të për koreano-jugorët, që u kthye në gol nga Lee Seung-Won. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ku në fund pati edhe përplasje mes lojtarëve dhe 2 futbollistë të Italisë u ndëshkuan me karton të verdhë.

Sulmuesit të Udineses, Simone Pafundi, i cili u aktivizua nga stoli bëri diferencën, pasi ishte ai që shënoi goli e fitores. Vetëm 4 minuta në fushën e lojës iu deshën 17-vjeçarit për të realizuar golin qe çoi në finale “të kaltrit”.

Kjo është hera e parë që kombëtarja e 20-vjeçarëve të Italisë arrin në finalen e kampionatit botëror të kësaj grup-moshe.

Itali do të përballet me Uruguain në finalen e 11 qershorit, që do të luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona, në Buenos Aires të Argjentinës.

Go to TOP