Bota

Botë/ 20 milionë të infektuar me Sars Cov-2

Numri i të infektuarve me koronavrius në botë ka kaluar 20 milionë. Sipas “worldometers”, deri më sot në mëngjes janë regjistruar 20.023.522 persona pozitivë.

Nga fillimi i pandemisë, kanë vdekur 733.995, derisa janë shëruar gati 13 milionë pacientë nga COVID-19.

Numri i rasteve aktive është 6.391.539, kurse mbi 600 mijë llogariten se janë në gjendje kritike për jetën.

SHBA-ja vazhdon të ketë numrin më të madh të të infektuarve dhe të vdekurve si pasojë e COVID-19, me rreth 5.2 milionë raste dhe mbi 165 mijë të vdekur.

Në Kosovë deri më sot janë shënuar 10.247 raste pozitive, kurse kanë vdekur 327 pacientë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483