Kuriozitet

Bota unike e ishujve Galapagos nëpërmjet fotove

Një çift breshkash gjigante ndërpriten gjatë çiftimit të tyre nga skifteri që ndalon mbi guaskë, është një nga imazhet e mrekullueshme që tregon botën e egër unike të ishujve Galapagos.

Këto breshka të përmendura dhe nga Charles Darwin gjatë udhëtimeve të tij me anijen HMS Beagle, janë krijesa origjinale të ishujve dhe mund të jetojnë deri në 100 vjet.

Ndërsa skifteri i Galapagos ushqehet me zvarranike, shumëkëmbësha e madje dhe gjarpërinj, në ishujt e vendosur pranë brigjeve të Ekuadorit. Në një tjetër imazh shihet zogu karakteristik Nazca, që godet trumcakun “vampir”, teksa ky i fundit tenton të ushqehet me gjakun e tij.

Gjithashtu në koleksionin e fotove shihen peshkaqenë kokë-çekiçë dhe luanë deti shihen që luajnë me peshqit gushë-fryrës.

Ekspertët e botës së egër të Galapagos i konsiderojnë ato si ‘laborator i paçmueshëm në jetë’ për arsye të pasurisë së specieve të rralla./t.ch/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483