OPINION

Bota është bërë ambient i përshtatshëm për çdo lloj të fashizmit?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Qetësia e madhe, shpesh sjellë stuhi, apo të liga të tjera? Kosova kurrë nuk patë qetësi të nevojshme, qetësi të vërtetë që i duhet këtij populli. Nuk patëm qetësi dhe ditë të mira më decenie, së ishin nën okupim nga Serbia.

Patëm qetësi pas përfundimit të luftës, atë shpirtnore së nuk e kishin okupatorin më mbi kokë.

Qetësi fizike jo shumë së vendi ishte shkatërruar nga lufta, dhe duhej rindërtuar, kush si ka pasur mundësi, edhe më do ndihma tona, edhe me ato ndërkombëtare. Këtë fazë e përfunduam si është më së miri.

Ajo që Kosovës i ndodhi në vazhdim, ishte e pa pritur. Atëherë kur popullit i duhej më shumë se buka qetësia e përgjithshme, fillojë të jetojë në luftën për ekzistencë, të bashkëjetojë më krim dhe korrupsion, e keqpërdorime tjera, që gati sa nuk na kanë rrëzuar përtokë.

Edhe sot kur janë mbushur 20 vite pas përfundimit të luftës, qytetarët e Kosovës, ende nuk e kanë lënë krejt frikën mbrapa. Nuk e kanë lënë frikën që po na sjellë më shumë jeta jo e mirë politike.

Politika jonë nuk po gjen gjuhë të përbashkët edhe kur bëhet fjalë për temat e karakterit shtetërorë e kombëtarë, lëre për temat tjera. Edhe atëherë kur patëm qetësi sado të shkurtër, nuk vononte e plaste ndonjë sherr politik, ekonomik, ndonjë aferë korruptive…

Na sulmuan për këto vite edhe sëmundje pandemike, sëmundje që i sjelli jeta e mbushur më probleme të natyrës ekzistenciale, po përballemi më viruse dhe tash ante portas e kemi koronavirusin…

Të shpresojmë që mos të na gjënë edhe kjo ligë e konavirusit. Sot, këto pandemi kanë marrë edhe dimensione politike.

Disa shprehën edhe për pandemi ekonomike. Bota është kthyer në një ambient të përshtatshëm të çdo lloje të fashizmit. Kah të kthehesh mund të ndeshesh më frika të llojeve të ndryshme. Kjo botë është bërë e vështirë, për ta kuptuar mirë.

Njeriu mund të rrezikohet nga lufta, vrasjet e karakterit fetar, më pak te atyre raciste, dhe të ligave të karaktereve të ndryshme. Sikur na ka mbetur më shumë të lutemi për vete dhe për të tjerët tu shpëtojmë këtyre të këqijave, sëmundjeve, viruseve dhe koronaviruseve..?!Çelësin së sa do të kemi shoqëri të shëndosh morale e kombëtare, e kemi vetë në dorë. Kjo kërkon tru, kërkon punë, vetëdijesim më të madh, dhe unitet i munguar historikisht, dhe që historikisht ky mos unitet na ka dëmtuar shumë…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.