Bota

Borrell në Beograd– takohet me Vuçiqin dhe Bërnabiqin

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell arrin sot për vizitën e tij të parë zyrtare në Beograd, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Borrell gjithashtu do të takohet me përfaqësuesit e partive politike dhe shoqërisë civile gjatë vizitës dyditore, atje, raporton Tanjug.

Zyrtari i lartë evropian gjatë së enjtes qëndroi për vizitë në Kosovë ku u takua me presidentin Hashim Thaçi dhe krerët e partive politike, përpos kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj që e bojkotuan atë.

Borrrell tha në Prishtinë se është koha e duhur për të ndodhur liberalizimi i vizave, inkurajoi rinisjen e dialogut Kosovë -Serbi si dhe foli edhe për vonesat në krijimin e Qeverisë së re

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.