Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se pse Rusia është izoluar dhe sanksionuar

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, duhet të dëgjojë nga pjesëmarrësit në Këshillin Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shkup se pse Rusia është e izoluar dhe e sanksionuar dhe duhet t’ia përcjellë mesazhet Kremlinit.

Kështu ka deklaruar të mërkurën mbrëma në Shkup përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pas një takimi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në margjina e samitit të OSBE-së, që do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në kryeqytetin maqedonas.

Në samit do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i cili pritet të mbërrijë në Shkup sonte.

“Ky është një rast i mirë që ai [Sergei Lavrov] të dëgjojë nga pjesëmarrësit e këtij takimi pse Rusia është dënuar dhe izoluar, dhe më pas ai do të mundë të kthehet në Kremlin dhe t’i thotë zotit të Kremlinit se BE-ja dhe OSBE-ja mbeten të bashkuara në dënimin e sjelljes agresive dhe të paligjshme të Rusisë”, tha Borrell, duke iu referuar pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska.

Bashkimi Evropian vendosi sanksione masive dhe të papara kundër Rusisë, pasi ajo e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. Ato përfshijnë sanksione ekonomike, sanksione individuale dhe masa vizash.

Pjesëmarrja e Lavrovit u mundësua nga Shkupi dhe Sofja që pezulluan përkohësisht sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për fluturimet e avionëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës. Leja është e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për mbledhjen e Këshillit të Ministrave të OSBE-së, apo 3 orë para dhe 72 orë pas datës së caktuar.

Borrelli tha se i kupton vendet si Ukraina, Estonia, Letonia dhe Lituania, të cilat vendosën ta bojkotojnë samitit për shkak të pjesëmarrjes së Lavrovit, por edhe Shkupin për vendimin e tij për ta mundësuar pjesëmarrjen e tij.

“Unë e kuptoj që disa vende pjesëmarrëse nuk ishin të kënaqura me vendimin tuaj për të marrë pjesë ministri Lavrov, e kuptoj, sepse me luftën e paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës, ajo po minon të njëjtat parime të OSBE-së dhe po i shkel ligjet, dhe për këtë arsye po përballet me sanksione ndërkombëtare dhe izolim. Megjithatë, vendimi juaj për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrovit është në përputhje me qëllimin tonë të përbashkët, për të mbajtur gjallë multilateralizmin”, theksoi ai.

Shefi i diplomacisë së BE-së tha se e mirëpret marrëveshjen që Malta të jetë kryesuese e OSBE-së për vitin 2024.

“Përkundër të gjitha vështirësive në të cilat jetojmë, OSBE-ja mbetet partnere e rëndësishme dhe forum për shkëmbime në Bashkimit Evropian. Ne e vlerësojmë shumë rolin e OSBE-së, në veçanti në kohëra të këtilla. OSBE-ja është platforma e vetme ku arkitektura dhe siguria e përbashkët evropiane duhet të diskutohet, përkundër përpjekjeve të Rusisë që ta rrënojë këtë organizatë, parimet themelore të saj dhe sigurinë e përhershme”, ka thënë Borell.

Në Shkup qëndroi sot edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesin e OSBE-së, Bujar Osmani. Megjithatë, sipas burimeve diplomatike, ai do të largohet nga Maqedonia e Veriut qysh sonte pas një darke pune të organizuar në margjinat e samitit të OSBE, duke shmangur çfarëdo takimi të mundshëm më shefin e diplomacisë ruse.

Burime nga OSBE-ja bënë me dije se delegacioni rus mund të ketë deri në 85 persona, përfshirë mjekun personal të ministrit të Jashtëm, zëvendësin e tij, Aleksandr Grushko, zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, personelin e sigurisë dhe 24 gazetarë rusë.

Në një intervistë të mërkurën për Radion Evropa e Lirë, Osmani i hodhi poshtë vlerësimet se Rusia ka fituar duke votuar që Malta të jetë vendi kryesues i organizatës më 2024, pasi Moska i vuri veto Estonisë, shtet anëtar i NATO-s.

Në takimin e mëparshëm ministror të OSBE-së, që u mbajt dhjetorin e kaluar në qytetin polak, Lloxh, Polonia nuk e lejoi praninë e Lavrovit.

Varshava, udhëheqëse e OSBE-së në vitin 2022, vuri në dukje se Lavrov ishte në listën e sanksioneve të BE-së, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, që kishte nisur në shkurt të atij viti.

Go to TOP