Rajoni

Borrell dhe Blinken kërkojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Në një deklaratë të përbashkët për Ballkanin Perëndimor, ministri evropian për Punë të Jashtme Jossep Borrel dhe sekretari shtetëror amerikan, Antony Blinken, kanë bërë thirrje që negociatat me Shkupin të nisin, si dhe të qetësohet situata në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ata thonë se e mbështesin plotësisht procesin e zgjerimit të BE-së.

“”Pranimi në BE, i cili është prioritet për të gjithë Ballkanin Perëndimor, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe promovon sundimin e ligjit. Bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë pa vonesë”, thonë Borrell dhe Blinken.

Ata gjithashtu mbështesin integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe u bënë thirrje forcave politike malazeze të mbajnë orientim strategjik që çon në BE.

“Jemi seriozisht të shqetësuar për retorikën në rritje të ndarjeve në Bosnjë e Hercegovinë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë dhe mbrojnë institucionet shtetërore, të ndjekin dialog konstruktiv dhe të ndërmarrin hapa për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në BE”, thonë Borrell dhe Blinken.

Shfaq më shumë
//cdrvrs.com/4/3473483