Bota

Borrell: BE’ja, e papërgatitur për pandemi

Bashkimi Evropian është i detyruar t’i menaxhojë njëra pas tjetrës krizat e shkaktuara nga përhapja e koronavirusit të ri, sepse nuk është përgatitur të përballet me pandemitë, tha sot kreu i diplomacisë së tij, Josep Borrell.

“Ne po jetojmë në një moment kritik për ndërtimin e Bashkimit Europian. Tani e kuptojmë se nevojitet një kapacitet shumë më i madh përgjigjeje kolektive” tha ai.

“Nga kjo krizë duhet të dalë bindja se nëse do të ishim më të bashkuar, do të ishim më të aftë të përballonim një tronditje që nuk prek vetëm një vend, por që na prek të gjithëve ne, sepse është një problem që nuk njeh kufij”, shtoi ai.

Josep Borrell theksoi se menaxhimi i pasojave të pandemisë është përparësia dhe temat e tjera janë bërë sekondare.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.