Bota

Boris Johnson përkulet para shkencëtarëve, çdo gjë mbyllet nga e mërkura deri më 1 dhjetor (përjashtim shkollat dhe dyqanet e domosdoshme )

Boris Johnson pritet të njoftojë një bllokim kombëtar javën e ardhshme pasi këshilltarët e tij shkencorë i thanë se ishte mënyra e vetme për të shpëtuar Krishtlindjen, raporton daily Mail.

Shkencëtarët nga komiteti Sage dje paraqitënraportin me shifra të zymta që tregojnë se Covid po përhapet ‘dukshëm’ më shpejt sesa edhe parashikimi i tyre që ishte ‘skenari më i keq’.

Natën e kaluar një burim i Kabinetit i tha Daily Mail se lëvizja dramatike do të shpallet javën e ardhshme.

Johnson pritet ta bëjë njoftimin të hënën, me kufizimet që fillojnë të mërkurën. Mendohet se ato mund të zgjasin deri më 1 dhjetor.

Kishte pak detaje mbrëmë, por pritet që pub-et dhe restorantet të mbyllen për javë të tëra – duke shkaktuar dëme të mëtejshme në këtë industri.

Shkollat pritet të qëndrojnë të hapura, por një burim pohoi për The Times se dyqanet jo thelbësore do të mbyllen./t.ch