Bota

Boris Johnson nuk synon ta largojë Britaninë nga BE-ja pa marrëveshje

Boris Johnson ka thënë se ai nuk synon të largojë Britaninë pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian, teksa ka nisur fushatën e tij si kandidat për kryeministër të Britanisë.

Ai ka thënë se largimi pa marrëveshje në tavolinë do të ishte mënyrë vitale e të negociuarit, mirëpo Mbretëria e Bashkuar mund të bëjë më shumë.

“Vonesa nënkupton humbje”, ka thënë ai duke përmendur se Mbretëria e Bashkuar duhet të largohet patjetër nga BE-ja më 21 tetor.

Mirëpo kancelari i Parisë Konservatore, Philip Hammond, ka thënë se një gjë e tillë është e pamundur.

Johnson po konsiderohet kandidati kryesor në garën për kryeministër të Britanisë.

Në fushatën e prezantuar të mërkurën, ish-Sekretari i Jashtëm britanik, ka thënë se është në të mirën e Britanisë që të përgatitet edhe për Brexit pa marrëveshje.

Përveç Johnsonit, pjesë e garës për kryeministër janë edhe nëntë persona të tjerë, pas dorëheqjes së Theresa May-t nga kjo pozitë.

May është përballur me presion të madh nga partia e saj për t’u larguar, pasi plani i saj për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian ka dështuar të miratohet në Parlamentin britanik.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, mirëpo fillimisht parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar duhet të miratojë kushtet e largimit.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published.