Kosova

Borell: Për vizat s’premtoj asgjë, ju ndihmojmë ta përmirësoni ajrin

Pas takimit me të parin e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçin, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka deklaruar se sa më shpejtë duhet të formohet qeveria e re në vend.

Borell thotë se Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa Ballkanin Perëndimor.

 “Për mua, BE nuk është e pa kompletuar pa Ballkanin Perëndimor. Stabiliteti në rajon është në interesin tonë. Nuk mund ti lejojmë vetës ta kemi Ballkanin të ndarë. Të ndalojmë vuajtjet që kanë ndodhur nëpër botë. Unë vij nga një shtet që ka ende njerëz të pa gjetur, dhe kjo përvojë e pakëndshme mund të jetë një ndihmesë”, tha ai.

Tutje, ai ka kërkuar që të krijohet sa më shpejtë qeveria e re.

“Kosovarët janë ta lirë te vendosin për fatin e vet. Ata duhet të krijojnë qeveri. Një qeveri e re duhet të krijohet sa më shpejtë. Presidenti më njoftoi që kjo do të ndodh shumë shpejtë, jam i lumtur për këtë”, tha përfaqësuesi i BE-së që nuk dha shpresë për liberalizim të vizave.

“Më lejoni që të them se nuk mund të iu premtoj se kur ndodh liberalizimi sepse është në dorën e shteteve anëtare. Por Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, dhe është koha e duhur të lëvizet dhe të përfundohet me kërkesa teknike. Ne kemi mbështetur Kosovën. Kemi investuar miliona. Sot do t’iu ofrojmë 75 milionë euro për të ulur emetimin e gazrave”, ka shtuar ai.