Kosova

Borell, nuk takoi qeverinë Pacolli

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka reaguar në gjuhën bullgare shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Aposollovës, pasi që dje përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, për Politikë të Jashtme dhe Siguri,

Josep Borrell gjatë vizitës në vend nuk u takua me asnjë përfaqësues të qeverisë.

Pacolli ka shkruar në Twitter, se Apostollova në këtë mënyrë nuk e ka respektuar shtetin e Kosovës.

Image

Ai e ka pyetur përfaqësuesen e BE-së në vend se si mund të organizohen vizita të nivelit të lartë në vend dhe të mos ketë një takim me qeverinë e Kosovës.

“Ju nuk keni arritur të respektoni sot popullin e Kosovës. Si mund të organizoni vizita të nivelit të lartë dhe të mos pranoni qeverinë e popullit të Kosovës. Nuk e di nëse është e drejtë për ju?”, ka shkruar në Twitter Pacolli.

Kujtojmë që dje, Borell nuk është takuar me asnjë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës në detyrë.

Image

Ai ka takuar vetëm të parin e shtetit, Hashim Thaçin dhe përfaqësues të partive politike.

Ftesën e kanë refuzuar nga PDK-ja, ndërsa, AAK e udhëhequr nga Ramush Haradinaj e ka dërguar si përfaqësues sekretarin e partisë, Besnik Tahirin.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published.