EKONOMI

Bordi i AKP-së, miraton listën me 137 asete për shitje me likuidim

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka miratuar listën e aseteve të propozuara për shitje me likuidim- SHAL 55, e cila përmban 137 asete në tërë rajonin e Kosovës dhe planifikohet të shpallet me 25 mars 2020.

Gjithashtu, u miratuan propozimet e Autoriteteve përkatëse të Likuidimit për aprovimin e Raporteve për shpërndarjen përfundimtare për kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore.

Pas shqyrtimit Bordi miratoi propozimin e menaxhmentit për vendosjen në likuidim të pesë Ndërmarrjeve Shoqërore/Aseteve.