SPORT

Bonucci kthehet tek Juventus, ja lëvizja që përfshin edhe Higuain

U prit me shumë bujë tek Milan dhe ishte si një nga lojtarët më të mirë dhe më të paguar, madje i dhanë edhe shiritin e kapitenit, por tashmë kërkon të rikthehet tek Juventus.

Në fakt sinjalet e futbollistit drejt bardhezinjve janë nisur që në merkaton e Janarit të shkuar. Bonucci mban ende lidhje të forta me futbollistët e Juventusit, por edhe me qytetin e Torinos, pasi familja e tij nuk u largua asnjëherë. Pengesë mbetet reagimi i mundshëm i tifozëve, por edhe paga e tij.

Kapiteni i Milanit përfiton 10 milionë euro në vit plus bonuset, pagë të cilën për momentin në Torino nuk mund t’ia garantojnë. Mediat italiane thonë se futbollisti është i gatshëm të bëjë edhe sakrifica ekonomike për të riveshur fanellën bardhezi. Bonucci kërkon të përfitojë nga interesimi i Milanit për Gonzalo Higuain.

Kontaktet mes dy klubeve janë bërë reale, madje vetë argjentinasi ka shprehur pëlqimin për destinacionin milanez. Pritet që kuqezinjtë të formalizojnë ofertën. Kjo e fundit duhet të jetë më e madhe se ajo e anglezëve të Chelsea, nëse vazhdojnë ende të mendojnë për sulmuesin.

Për Bonuccin është interesuar edhe PSG dhe Real Madrid.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.