KULTURË

“Bonevet” organizon punëtori 2 ditore për artin

Nisi nga ideja e artistit Driant Zeneli i cili deshi që një film i cili do të shfaqet ne ekspozitën e tij personale, të realizohet me fëmijët e “Bonevet”.

Nga këta fëmijë u kërkuan ide të ndryshme.

Disa vizatuan e disa shkruan histori, ku bëhet fjalë për një peshk.

Ishte një peshk që i pëlqen të bëjë aventura. Ai u nis në aventura ku takon dy peshq unikë. Ata nuk mbërritën te dielli asnjëherë por rrugës gjetën një vend shumë të bukur për ta ku secili mund të ishte vetvetja.

Kështu nisin dhe përfundojnë disa nga idetë e shkruara rreth këtij filmi nga fëmijët e “Bonevet”.

Në kuadër të kësaj ekspozite “Bonevet” ka organizuar punëtori dyditore për artin.

Për më tepër ndiqni kronikën e plotë të emisionit “Foleja”.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.