Bota

Bolivia u jep azil rreth 200 të përndjekurve politikë

Qeveria e Bolivisë ka bërë të ditur se do t’u japë statusin e refugjatit rreth 200 shtetasve të Venezuelës, që ikën nga vendi i tyre për arsye politike. Autoritetet e Bolivisë tha se shumica e aplikuesve ndodhen në Bolivi, nën një status të parregullt ose me leje të përkohshme.

Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët do të mbulojë shpenzimet ekonomike të kërkuara, raporton KTV.

Rreth 4.7 milionë venezuelas, 16 për qind e popullsisë së vendit, kanë ikur nga Venezuela, pasi ekonomia pësoi krizë shumë të rëndë. Venezuela është e dyta pas Sirisë, për sa u përket njerëzve të zhvendosur që jetojnë jashtë vendit të tyre të origjinës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.