SPORT

Boksierët kosovarë eliminohen në çerekfinale të turneut “Strandja”

Boksierët Bashkim Bajoku (52 kg) e Leotrim Rexhepi (57 kg), janë eliminuar nga turneu ndërkombëtar “Strandja” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Bajoku e Rexhepi janë mposhtur të enjten në meçet çerekfinale të këtij turneu, transmeton Koha Ditore.

Bajoku ka pësuar nga Daniel Asenov, kurse Rexhepi nga Bojan Asenov. Para Bajokut e Rexhepit janë eliminuar edhe Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami e Donjeta Sadiku.

Turneu “Strandja” vlerësohet ndër më të fortët e boksit amator në Evropë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483