SPORT

Boks, Sadiku nis me fitore turneun “Strandja”

Boksierja Donjeta Sadiku ka nisur me fitore turneun ndërkombëtar “Strandja”, që po mbahet në Bullgari.

Të martën, në ditën e parë të këtij turneu, Sadiku në kategorinë deri në 60 kilogramë, mposhti boksieren nga Greqia, Pita Nikoleta (5:0), ka njoftuar Federata e Boksit të Kosovës (FBOX).

Ky është turneu më i madh i boksit para atij kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që do të mbahet gjatë muajit mars në Londër, shkruan Koha Ditore.

Të martën kanë boksuar edhe Patriot Behrami (69 kg), Besart Pireva (75 kg) e Bashkim Bajoku (52 kg).

Pireva pësoi nga polaku Lewicki Ryszard, Behrami u mposht nga belgu Rachem Mohamed, derisa Bajoku triumfoi ndaj danezit Malik Daniel.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.