Boeing humb sërish në ajër një pjesë avioni

Sërish ka pasur një problem me avionët e tipit Boeing. Një avion pasagjerësh i United Airlines humbi gjatë fluturimit një pjesë mbuluese nga pjesa e trupit të avionit. Avioni ishte 25 vjet në funksionim.

Humbja e një pjese nga trupi i avionit u vu re vetëm pas zbritjes së avionit në pistë, një zbritje që nuk u shoqërua me probleme, sipas informimeve. Por gjatë fluturimit nga San Franciso për në Oregon, SHBA, avioni Boeing i tipit 737-800 i shoqërisë United Airlines humbi një pjesë mbuluese nga trupi i avionit. Por mungesa e kësaj pjese u vu re pas zbritjes së sigurtë dhe sipas planit të avionit në Aeroportin Ndërkombëtar, Medford, tha drejtoresha e aeroportit, Amber Jud. Më parë “Rogue Valley Times” kishte publikuar foto ku shihej mungesa e një pjese mekanike. Pjesa e humbur ndodhej në pjesën e poshtme të avionit, aty ku bashkohen krahët e fluturimit dhe trupi i avionit, sipas agjencisë së lajmeve.

Avion Boeing787 Dreamliner i Shoqërisë së fluturimit, Latam Airlines, ku më 12 mars 2024 u krye zbritje pas humbjes së papritur të lartësisë, me lëndime të disa pasagjerëve. Edhe ky rast po hetohet.punë, sipas Boeing.

Gjiganti i prodhimit të avionëve, ndodhet nën presion që nga janari, ku një pjesë e kabinës së tipit 737 Max u shkëput në mes të fluturimit mbi shtetin Oregon. Sipas autoritetit amerikan të fluturimit, NTSB pas hetimeve të para në fragmentin e shkëputur nga trupi i avionit mungonin katër vida përforcuese.

Në avionin Boeing prej 25 vjetësh të përdorur nga United Airlines duhet të luajë një rol më të madh kontrolli teknik dhe konsumimi i materialeve se prodhimi. United Airlines bëri të ditur zbardhjen e defektit. Edhe Administrata Federale e Aviacionit në SHBA, FAA do të hetojë rastin.

Go to TOP