Bllokim total në Austri – politikanët zemërojnë qytetarët me paraqitjen në një emision televiziv

Një bllokim i rreptë për shkak të coronavirusit është në fuqi në Austri. Mirëpo, politikanët në një ngjarje nuk i respektuan masat, gjë që shkaktoi kritika të ashpra nga qytetarët.

Ndërkohë që izolimi për qytetarët në Austri është në fuqi, televizioni publik ORF transmetoi drejtpërdrejt emisionin humanitar “Drita në errësirë”, në të cilin morën pjesë politikanë, të cilët ishin pa maska dhe nuk respektuan distancën e përcaktuar, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te austriakët.

Imazhet pas shfaqjes shkaktuan diskutime të shumta, për shkak të të cilave zyra e kancelarit, Alexander Schalenberg, i cili është në qendrën e kritikave, njoftoi se të gjithë pjesëmarrësit kishin një test të vlefshëm PCR.





Go to TOP