Show Biz

Blleki dhe Erno së shpejti në “Sahara”

Ata janë dy prej artistëve të talentuar nga grupi i njohur në estradën shqiptare, PINT.

Bëhet fjalë për reperin Blleki dhe këngëtarin Erno, të cilët si duket kanë vendosur të vijnë me një duet.

“Sahara” titullohet projekti i tyre muzikor, për të instrumentalin e së cilës ka punuar K-Mater Beats.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa Blleki ka publikuar edhe një fotografi të shkrepur gjatë xhirimeve.

Klipi i cili duket se është realizuar në një hapësirë që i ngjason shkretëtirës është realizuar nga Gent Films.

Një bashkëpunimin i tillë mezi po pritet nga fansat e dyshes, ndërsa është ndër të parët vetëm mes dyshesh. Ditë më parë është publikuar edhe kënga “Fire”, të cilën përfshiheshin edhe reperët Lluni dhe Semiautomatik.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483