Show Biz

Blero tregon çfarë raporte ka me Memli Krasniqin: Ai do të mbetet gjithmonë daja i Tarës

Këngëtari Blerim Muharremi ka folur për raportet e tij me kreun e PDK-së Memli Krasniqi me të cilin përveç raporteve shoqërore ka edhe raporte familjare.

Në emisionin Natë Vere në T7 ka thënë se Memli është daja i vajzës së tij dhe gjithmonë do të mbetet i tillë.

Ai tha se me Memlin ka edhe raporte të mira shoqërore.

“Kemi raporte shumë të shëndosha edhe e përgëzoj për postin e ri, shpresoj që ka me pasë sukses. Memli është daja i Tarës dhe ashtu mbetet gjithmonë, por është edhe dost i imi”, tha Blero.