ROZË

Blero me album të ri në fund të qershorit

Këngëtari i njohur, Blero është duke përgatitur këngë të reja për albumin e tij të radhes i cili do promovohet me 30 qershor 2019.

Këto 6 projekte do shfaqen në fund të qershorit, dhe do jenë të shoqëruara me video në formë filmi, tregon Blero për Kosova.info.

Poashtu për këto të reja, të cilat këngëtari i ka quajtur 6 copë jetë, i ka informuar edhe publikun nëpërmjet rrjetit social, Instagramit.

View this post on Instagram

soon … #6copëJetë

A post shared by BLERO (@bleromuharremi) on

Kënga e fundit e lansuar nga Blero është “S’ke jetë”, në bashkëpunim me Teuta Selimin, projekt ky që në platformën YouTube ka kaluar mbi tre milionë shikime.

Kurse tani presim të shohim se çfarë ka përgatitur këngëtari i baladave për fansat e tij të shumtë.

Ai po ashtu është duke u përgatitur edhe për dasmën e tij me blogeren shqiptare, Afrona Dikën.