Life Style

Blerina Kllokoqi Rugova vije me një superprojekt për talentet e modës

Kreatorja e njohur e modës, Blerina Kllokoqi Rugova ka lajmëruar të gjithë adhuruesit e modës për një projekt të madh të saj 

BKR, sipas Rugovës do të fillojë kurset për dizajnerët e rinj, e cilë gjë ka qenë një kërkesë e kahershme e të pasionuarve të fashion dizajnit por edhe premtim i saj për të hapur prespektivën për talentet e reja. 

Numri i të interesuarve për t’u pranuar në fazën e parë është i limituar, ndërsa kurset është planifikuar që të fillojnë nga muaji prill. 

Një program i pasur trajnimi që do t’i aftësojë talentet e reja për të krijuar të pavarur, duke u mësuar gjithçka rreth modës. 

Në këtë program i cili do të zgjasë 4-12 javë do të ligjerojnë profesorë vendorë dhe të huaj. 

Është një mundësi e rrallë dhe një rast që do të jetë një çelës i suksesit për të pasionuarit e modës duke u bërë pjesë e biznesit përmes brendit tashmë të njohur dhe të suksesshëm, BKR. 

Kreatorja ka lënë të kuptohet që do të lansojë edhe projekte të tjera vijuese që do të rrjedhin nga ky projekt.

Pas shumë kërkesave për kurse të modës, kam kënaqësinë të ju njoftoj se kemi arritur me sukses t'i bëjmë të gjitha përgatitjet që prej muajit prill të fillojmë me kurset e modës në kuadër të BKR, ku do të ketë edhe ligjërues ndërkombëtarë. Numri i kandidatëve për t'u pranuar në fazën e parë është i limituar. Nga ky kurs do të ketë aktivitete, befasi dhe përfitime të shumëta në vazhdim, për të cilat do të ju mbajmë të informuar gjatë gjithë kohës.

Gepostet von Blerina Kllokoqi Rugova am Montag, 24. Februar 2020