INTERVISTA

Blerim Latifi tregon përse s’duhet votuar Albin Kurti: Nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Prof.Blerim Latifi, ka dhënë arsyet përse qytetarët nuk duhet ta votojnë Albin Kurtin për kryeministër të vendit, raporton Kosova.Info.

“Albin Kurti ka probleme konceptuale me shtetin. Si mundet qytetari t’ia besojë postin e kryeministrit një personi që nuk e respekton himnin e flamurin e atij shteti?”

Analistët në T7 i thanë se tani Kurti ka ndryshuar paksa në këtë aspekt, duke iu referuar edhe deklaratave të fundit ku udhëheqësi i Vetëvendosjes ka përkrahur Kosovën në futboll, por Latifi i cilësoi këto veprime si politike, duke thënë se ai e bën këtë për fushatë.

“Kurti duhet t’i qartësojë idetë e tij dhe të na bindë neve se e pranon shtetin e Kosovës dhe i respekton simbolet shtetërore. Ai as nuk e njeh Kushtetutën. Mosnjohja e kushtetutës është shkelja më e madhe e saj.”, ka thënë ndër të tjera Blerim Latifi në T7.

Leave a Reply

Your email address will not be published.